Lidhje

Irak: Të paktën 23 persona humbin jetën si pasojë e shpërthimit të 2 makinave bombë - 2004-06-27


Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thonë se shpërthimi i dy makinave bombë në qytetin shiit Hilla, jug të Bagdadit, shkaktoi vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve.

Shpërthimet ndodhën mbrëmë, 60 kilometra në jug të Bagdadit, në prag të transferimit të pushtetit në duart e qeverisë kalimtare të Kryeministrit Ilyad Allawi.

Zoti Allawi thotë se ka ndërmend t’u ofrojë amnisti kundërshtarëve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse ata nuk kanë kryer akte kriminale.

Në Bagdad, një avion ushtarak amerikan transporti bëri një ulje urgjente sot, pasi u godit nga zjarri i armëve posa u ngrit nga pista. Në këtë incident u vra një nga amerikanët në bordin e avionit.

Ndërkohë, gjatë një vizte në Londër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se gjatë muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur numrin e trupave nga 113 mijë në 141 mijë dhe se atje mund të mos nevojiten trupa të tjera amerikane.

XS
SM
MD
LG