Lidhje

Kryeministri portugez mund të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian - 2004-06-27


Kryeministri irlandez, Bertie Ahern, thotë se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të votojnë të martën për personin e propozuar prej tij si kandidat për postin e presidentit të Komisionit Evropian.

Zoti Ahern, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, tha të dielën se kryeministri portugez, Jose Manuel Durao Barroso, duket të ketë siguruar siç tha ai mbështetjen e shumicës së krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian.

Zoti Durao Barroso është një politikan konservator që ka bërë shkurtime masive të shpenzimeve në Portugali dhe ka mbështetur ndërhyrjen amerikane në Irak.

Kancelari gjerman Gerhard Schroeder që ishte kundër luftës në Irak, shprehu sot mbështetjen për udhëheqësin portugez.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë hedhur poshtë këtë muaj disa kandidatura për postin e presidentit të Komisionit Evropian, për të zëvendësuar Romano Prodinin, i cili largohet nga detyra më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG