Lidhje

Serbi: Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale - 2004-06-27


Në Serbi përfundoi raundi i dytë i votimeve për zgjedhjen e presidentit, post për të cilin konkurrojnë Boris Tadiç Partisë Demokratike properëndimore dhe Tomislav Nikoliçit i Partisë Radikale nacionaliste.

Një orë para se të mbylleshin kutitë e votimit, vëzhguesit e pavarur njoftuan se pjesëmarrja ishte rreth 41 për qind në zgjedhjet që pritet të përcaktojnë nëse kjo republikë do t’i mbajë lidhjet me perëndimin.

Sipas parashikimeve, një pjesëmarrje më e lartë do të favorizonte properëndimorin Tadiç, që shihet si pretendenti kryesor. Kohët e fundit ai siguroi mbështetjen e kryeministrit Vojislav Koshtunica.

Rivali i zotit Tadiç është nacionalisti radikal Nikoliç që fitoi numrin më të madh të votave në raundin e parë. Zoti Nikoliç ka lidhje me Sllobodan Millosheviçin që ndodhet në gjykatën e Hagës nën akuzat për krime lufte.

XS
SM
MD
LG