Lidhje

Vdes poeti 13 vjeçar Mati Stepanek - 2004-06-28


13-vjeçari Mati Stepanek vdiq në moshën 13-vjeçare, por gjatë jetës së tij të shkurtër kishte arritur të kapte vëmendjen e botës me guximin dhe poezitë e tij. Mati jetonte në shtetin Maryland dhe kishte mësuar që në moshë të re kërcënimin nga një sëmundje fatale. Por ai kishte mësuar edhe forcën që sjell dashuria, guximi dhe shpresa. Të gjitha këto ai i pat pasqyruar në poezinë e tij. "Nëse beson në ekzistencën e zemrave të magjishme muzikore dhe beson se mund të gjesh lumturinë, edhe ti mund ta dëgjosh këngën tënde",- shkuante Mattie.

Në vitin 2002 Meti ishte 11 vjeç dhe një poet i famshëm. Njerëz nga mbarë Shtetet e Bashkuara e admironin jo vetëm për dhuntinë si poet.

Meti Stepanek vuante nga një formë e rrallë e distrofisë muskulare, e cila kufizonte forcën e muskujve dhe shkakton probleme të zemrës dhe sistemit të frymarrjes. Meti përdorte një ventilator për ta ndihmuar të merrte frymë. Meti filloi të shkruante poezi kur ishte 3 vjeç. Në vitin 2001, kur ishte i sëmurë rëndë iu bë realitet dëshira për të botuar vëllimin e tij të parë me poezi të titulluar “Heartsongs”. Ai ka botuar gjithësej pesë libra me poezi.

"Shpresoj që ata që i lexojnë poezitë do të mësojnë diçka prej tyre. Shpresoj të mësojnë se edhe ata mund të gjejnë të bukurën në jetë dhe brenda vetes. Ata mund të gjejnë paqen si brenda vetes ashtu edhe tek të tjerët. Si të kuptojnë natyrën, sfidat, të kapërcejnë pengesat dhe të mos e braktisin kurrë shpresën",- thonte Mattie

Meti ka shkruar një numër poezish për shpresën dhe frymëzimin që sjell ajo në jetë. Fjalët e tij për shpresë dhe paqe janë burim force për nënën e tij.

Gjatë viteve të para të jetës gjysmën e kohës e kalova në spital. Po ashtu edhe gjatë dy viteve të fundit shtrohem vazhdimisht në spital.

Në vitin 2002 Metit iu dha Medalja e Nderit Shpresa e Fëmijëve. Senatorja Barbara Mikulski nga shteti Maryland ia dorëzoi çmimin.

Matie Spanek, poet dhe burim shprese vdiq në moshën 13-vjeçare.// lk //

XS
SM
MD
LG