Të martën, ditën e dytë të takimit të tyre të nivelit të lartë në Stamboll, udhëheqësit e Natos do të prëqendrohen tek gjendja në Afganistan.
Të hënën, aleanca ra dakord të dërgojë më shumë paqeruajtës në Afganistan, ndrëkohë që ai vend përgatitet për zgjedhjet e shtatorit. Presidenti afgan, Hamid Karzai, do të flasë në sesionin e sotëm të takimit.
Mbeturina të regjimit taleban dhe aleatja e tyre al-Kaida janë zotuar të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve dhe kohët e fundit i kanë intensifikuar sulmet kundër punonjësve të regjistrimit dhe votuesve të regjistruar.
Aktualisht, Natoja ka 6 mijë e 500 trupa në Kabul dhe në qytetin verior të Konduzit. Trupa do të dërgohen edhe në katër qytete të tjera në veri të vendit.
Të hënën, udhëheqësit e Natos ranë dakord të ndihmojnë në stërvitjen e një force irakiane sigurimi.