Lidhje

Kujdes nga kafja! - 2004-06-29


Kafja. Shumë nga ne thonë se nuk e fillojnë dot ditën pa të. Starbakset këtu në Shtetet e Bashkuara janë nga firmat me më tepër xhiro, ku klientët mund të ulen në dyqan për të shijuar llojin e kafes, kapuçinos, apo frapuçinos së preferuar, apo mund ta marrin atë me vete, për ta pirë rrugës, apo në makinë.

Por dje dietologët i dërguan një paralajmërim atyre që pëlqejnë kafen: vërtet që kafja mund të ketë pak, ose aspak kalori, por qumështi, kremi, apo sheqeri që ne hedhim në të kanë shumë kalori. Sidomos për disa nga frapuçinot me akull që preferohen veçanërisht gjatë stinës së verës, dietollogët thonë se kanë aq kalori, sa ka edhe një vakt i tërë ushqimi. Një kafe e zakonshme, pa krem ka rreth 10 kalori. Po t’i shtosh asaj pak krem, duhet t’i shtosh edhe 130 kalori të tjera... Një kafe Mocha me qumësht, ka 400 kalori, kurse një gotë e madhe me Java Chip Frapuchino me akull, një nga pijet më të preferuara gjatë stinës së verës në dyqanet Starbucks, ka 650 kalori.

Duket se kjo i ka vënë në lëvizje dietollogët e firmës Sturbucks. Duke filluar nga dita e nesërme, në dyqanet Sturbucks thonë se do të ofrojnë variante të lehta të frapuchinove, me më pak kalori, deri në 100. Megjithatë, dietologët thonë se më e mira është që masa e gotave të frapuçinos të jetë më e vogël, ose thjesht të kufizohet deri në dy herë në javë.// lk //

XS
SM
MD
LG