Lidhje

Kryeministri portugez Zhoze Manuel Durao Barroso është presidenti i ri i Komisionit Evropian. - 2004-06-29


Udhëheqës të Bashkimit Evropian miratuan kandidaturën e Kryeministrit portugez Zhoze Manuel Durao Barroso si presidenti i ri i Komisionit Evropian.

Udhëheqësit e morën vendimin gjatë një takimi të shkurtër në Bruksel, vetëm dy javë pas mosmarrëveshjeve për kandidatin që do të kryesonte Komisionin Evropian, organi më i lartë ekzekutiv i Bashkimit Evropian.

Para vendimit, zoti Durao Barroso u dha fund zërave në lidhje kandidaturën e tij dhe tha se ishte i gatshëm të pranonte postin. Ai pritet t’i zërë vendin presidentit të tanishëm, Romano Prodi, të cilit i përfundon mandati më 31 tetor.

Të djelën, kryeministri irlandez, Bertie Ahern, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, u tha gazetarëve se kryeministri portugez kishte fituar një mbështetje të padiskutueshme nga ana e udhëheqësve të Bashkimit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po ashtu miratuan Komisionerin për Politikën e Jashtme, Havier Solana për një mandat tjetër 5 vjeçar. Zoti Solana do të bëhet Ministri i Jashtëm i Bashkimit, sipas kushtetutës së re, kur ajo të ratifikohet nga vendet anëtare.

XS
SM
MD
LG