Udhëheqës të Bashkimit Evropian thanë se do të nënshkruajnë kushtetutën e parë të organiztës në muajin nëntor në Romë.
Kryeministri irlandez, Bertie Ahern, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së bllokut, e bëri këtë njoftim të martën në takimin e nivelit të lartë të bashkimit në Bruksel, i organizuar për të emruar presidentin e ri të Komisionit Evropian.
Udhëheqësit e 25 vendeve anëtare ranë dakord për kushtetutën në fillim të këtij muaji, pasi sheshuan mosmarrëveshjet rreth të drejtës së votës.
Kushtetuta e re duhet të ratifikohet përmes referendumeve ose nga parlamentet e vendeve anëtare.
Po të martën, udhëheqësit e bashkimit emruan kryeministrin portugez, Zhoze Manuel Durao Barroso, në postin e presidentit të Komisionit Evropian, organi më i lartë ekzekutiv i organizatës. Nëse miratohet nga Parlamenti Evropian, ai do të zëvendësojë Romano Prodin, mandati i të cili përfundoin në tetor.