Lidhje

Del Ponte: Beogradi mbron kriminelët e luftës - 2004-06-30


Ndërkohë, kryeprokurorja e gjykatës së Hagës për krime lufte, Carla del Ponte, akuzoi Serbinë dhe Malin e Zi se po përpiqet të mbrojë personat e akuzuar për krime lufte deri në fund të dekadës, afati për mbylljen e gjykatës ndërkombëtare.

Zonja del Ponte i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ata që fshehin personat e akuzuar për krime lufte po përpiqen të shmangin zbatimin e drejtësisë.

Është planifikuar që gjykata e Hagës t’i përfundojë të gjitha proceset gjyqësore brenda vitit 2008 dhe të ndalojë procesin e apelimit të vendimeve në vitin 2010. Zonja del Ponte i kërkoi këshillit të lejojë gjykatën që të përfundojë punën. Ajo bëri thirrje edhe për më shumë fonde.

Kryeprokurorja e gjykatës së Hagës akuzoi zyrtarët serbë se po lejojnë vendin e tyre të shndërrohet në një strehë për njrëz të kërkuar nga drejtësia dhe se nuk po bashkëpunojnë thuajse fare me gjykatën.

XS
SM
MD
LG