Lidhje

Sondazh i myslimano-amerikanëve për zgjedhjet - 2004-06-30


Një sondazh i votuesve myslimano-amerikanë tregon se shumica e tyre do të parapëlqenin që të ishte John Kerry fituesi i zgjedhjeve të ardhshme dhe se pothuajse asnjëri prej tyre nuk e mbështet Presidentin Bush.

Një grup i madh myslimano-amerikan, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike e bëri anketën duke ua dërguar pyetësorin të abonuarve në listën e vet.

Mes atyre që u përgjigjën, 54 për qind thanë se ata do të votonin për zotin Kerry nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

26 për qind thanë se do ta përkrahnin kandidatin e pavarur Ralph Nader që është me origjinë libaneze. Vetëm dy për qind thanë se do të votonin për presidentin Bush.

Të pyetur se cilat çështje ishin më të rëndësishme për ta, afro 95 për qind e tyre përmendën politikën amerikane në Lindjen e Mesme për Irakun dhe konfliktin izraelito-palestinez.

Rreth 40 për qind përmendën të drejtat civile si çështjen e brendshme më të rëndësishme. Afro gjysma e të pyeturve thanë se ishin diskriminuar në një mënyrë, ose një tjetër vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG