Lidhje

Dy filmat e rinjë "The Clearing" dhe "King Arthur" - 2004-07-01


Pas një loje spihunazhi në vitin 2001, dhe Sacred Planet në muajin prill, aktori dhe regjisori i famshëm, Robert Redford është kthyer përsëri skenën gjigande të kinemasë me filmin e ri The Clearing.

Wayne që luhet nga Redford dhe gruaja e tij, Eileen që luhet nga Helen Mirren, kanë një jetë të përsosur. Sëbashku kanë rritur dy fëmijë dhe kanë punuar mjaft për të krijuar një biznes të suksesshëm. Kur Wayne merret peng nga një përson ordiner i cili kërkon para për ta liruar atë, jeta e çiftit shënon përplasjen më të madhe.

Eileen e gjen shtëpinë e saj të mbushur me agjentë të FBI-së. Nga ana tjetër, Wayne mundohet t’i mbushë mendjen njeriut që e ka marrë peng, që ta lërë atë të lirë. Situata mjaft e frikëshme bën që çifti të rishqyrtojë vitet e martesës dhe të ndiejnë më shumë nevojë për njëri-tjetrin. Çdo orë bën që dëshira dhe nevoja për rikthimin e Wayne në shtëpi bëhet gjithnjë e madhe për të gjithë familjen. FIlmi del sot në kinema. Robert Redford është fitues i pesë globeve të arta dhe i çmimit Oscar, mes shumë çmimeve të tjera prestigjoze.

***

Disney hapi premierën e filmit King Arthur, Mbreti Artur, në teatrin e famshëm Zeigfeld në Manhatten të New Yorkut, me shpresën që ngjarja epike që kushtoi mbi 100 milion dollarë për tu xhiruar, do të korrë suksese të mëdha ndërkohë që stina e filmit po arrin kulmin e saj.

Historianët kanë menduar për shekuj të tërë se Mbreti Artur ishte vetëm një mit, por legjenda ishte e bazuar në një hero të vërtetë, të ndarë nga ambicjet përsonale dhe detyra e tij në shërbim të popullit.

Një udhëheqës i zoti, Artur dëshiron të largohet nga Britania dhe të kthehet tek paqja dhe stabiliteti në Romë. Para se të niset për Romë, një mision i fundit me figurat kryesore që qeverisin vendin e çon atë dhe miqtë e tij në konkluzionin se kur Roma të mos egzistonte më, Britanisë i duhet një udhëheqës i zoti që të mbronte ishujt nga rreziku i afërt i pushtimit nga Saksonët, por edhe që ta drejtonte vendin drejt së ardhmes.

Nën udhëzimet e një ish armikut të tij, Merlinn dhe bukuroshes kurajoze, Gunivere, Arturit i duhet që të gjejë fuqi brenda vetes së tij për të ndryshuar kursin e historisë. Filmi del në kinema të mërkurën e ardhëshme me 7 korrik.

***

Vajza e dezinjatores, Donatella Versace ka marrë komandën e kompanisë së famshme Versaci të ndërtuar nga xhaxhai i saj i ndjerë, Xhani. 30 qërshori shënoi datën historike kur Allegra Beck mbushi 18 vjeç dhe u bë zotëruese e 50 përqind të kompanisë 275 milion dollarëshe të krijuesit të famshëm, Xhani Versaci.

Dezinjatori me famë botërore u qëllua për vdekje në moshën 51 vjeçare ndërkohë që po loargohej nga shtëpia e tij në bregdetin e Majamit më 23 korrik të vitit 1997. Para se të vdiste, Versaci kishte lënë porosi në testamentin e tij se gjysma e pasurisë që ai zotëronte ti kalonte mbeses së tij të vogël, sapo ajo të mbushte 18 vjeç.

Momentalisht, Allegra është bërë pronarja e pjesës më të madhe të kompanisë. Mamaja e saj, Donatella Versaci, zotëron vetëm 20 përqind. Ndërsa 30 përqindëshi tjetër zotërohet nga xhaxhai i Allegrës, Santo. Akoma nuk është e qartë se si 18 vjeçarja do të veprojë me biznesin e trashëguar nga xhaxhai i saj, por gazetat italiane thonë se kjo gjë do të jetë objekti kryesor i mbledhjes së bordit drejtues të kompanisë me 5 korrik.

Allegra Beck pritet që të fillojë studimet e larta në shtator, gjë e cila nuk i jep asaj kohë të mjaftueshme të merret me perandorinë e modës, gjendja e së cilës ka qënë e lëkundshme që nga vrasja e Giani Versacit.

***

Ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve për yjet afrikano-amerikan të filmit, muzikës dhe sportit nga televizioni BET, është mbizotëruar nga çmimet e fituara nga këngëtarja dhe aktorja, Beyoce Knowles dhe grupi OutKast

Këngëtarja dhe aktorja Beyonce dhe i dashuri i saj raper, Jay Z fituan çmime të veçanta dhe u nderuan për këngëne tyre hit, Crazy in Love. Beyonce u fitoi çmimin si artistja më e mirë e muzikës Rock and Blues, ndërkohë që Jay-Z për artistin më të mirë të muzikës hip-hop. OutKast fitoi dy çmime të ndryshme, për videon e vitit dhe si grupi më i mirë.

XS
SM
MD
LG