Lidhje

Dita e pavarsisë së Shteteve të Bashkuara - 2004-07-04


Sot në Shtetet e Bashkuara festohet dita e pavarsisë. Më katër korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës veriore deklaruan se “me autoritetin e popullit” ata po themelonin një komb të ri. Do të duheshin edhe gjashtë vjet luftë me Britaninë, superfuqinë e atëhershme botërore, para se Amerika të fitonte pavarsinë.

Në 1782 Amerika nuk ishte aspak e bashkuar. Qeveria e saj ishte një konfederatë e brishtë me një qeveri të dobët qëndrore. Pushtetin e vërtetë e kishin qeveritë shtetetërore. Shtetet ndryshonin shumë nga njëri tjetri në praktikimin e fesë, opinionin politik dhe interesat ekonomike. Ata vendosnin tarifa dhe pengesa tregtare ndaj njëri tjetrit. Inflacioni ishte shumë i lartë ndërkohë që u vendosën taksa të larta. Kaosi ekonomik çoi në trazira civile.

Konfliktet mes shteteve filluan për arsye kufitare. Qeveria kombëtare nuk kishte forca ushtarake për tu përballur me rreziqet e sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra të ndryshme për të zgjidhur këto probleme dhe për këtë atyre iu deshën 7 vjet.

Përgjegja u gjet në një kushtetutë të re e cila parashihte formimin e një qeverie të fortë kombëtare e aftë të përballte nevojat e vendit ndërkohë që rezervonte disa të drejta të veçanta për shtetet. Por amerikanët kishin mendime të ndryshme rreth formës së qeverisë së tyre të re. Shtetet e vogla dëshironin përfaqësim të njejtë me shtetet e mëdha në kongres. Qytetarët kishin frikë se një qeveri e fortë qëndrore do të cenonte të drejtat individuale.

Këto çështje u zgjidhën pas vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua vetëm pasi iu shtuan dhjetë amandamente të cilat garantonin të drejta themelore përfshirë këtu lirinë e fesë, të fjalës së lirë dhe të shtypit, të drejtën për gjykim me juri dhe mbrojtje kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Sot populli i Irakut është në të njejtin udhëkryq që kanë kaluar amerikanët dhe popuj të tjerë. Të çliruar nga tirania e Sadam Husenit, irakianët kanë rastin të bashkohen kundër jotolerancës dhe ekstremizmit dhe të ndërtojnë një vend demokratik. Presidenti Bush tha se irakianët tanimë kanë atë që ju duhej më së shumti- lirinë.

“Ne besojmë se liria ka fuqinë të mposhtë varfërinë, injorancën dhe humbjen e shpresës. Ne besojmë se avancimi i lirisë e bën botën më të sigurtë për të gjitha vendet,” thotë presidenti Bush. “Kur vendet e lira punojnë së bashku, tha presidenti Bush, liria gjithnjë do të triumfojë.” /// IB

XS
SM
MD
LG