Lidhje

SHBA: Sot është dita e pavarësisë - 2004-07-04


Zyrtarët amerikan të sigurimit po bëjnë thirrje për një vigjilencë më të madhe sot në ditën e pavarsisë së Shteteve të Bashkuara.

Departamenti amerikan i sigurisë kombëtare thotë se nuk ka ndonjë kërcënim specifik për një sulm më 4 korrik dhe nuk ka ngritur nivelin e gatishmërisë në vend. Por zyrtarë amerikanë të sigurimit kanë thënë se festat si 4 korriku mund t’i shtyjnë terroristët e Al-Kaidës që të vënë në shënjestër objekte të ndryshme, ndërkohë që njoftimet e zbulimit lenë të kuptohet se Amerika vazhdon të jetë në krye të listës së objektivave për sulme nga kjo organizatë terroriste.

Këtë javë, zyrtarët federalë të sigurimit lëshuan një buletin, i cili bënte thirrje për masa më të repta sigurimi në ndërmarrje kimike dhe energjetike si dhe në pika kyçe transporti. Megjithatë në buletin nuk kërkohej kufizimi apo menjanimi i udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

Organizatat e udhëtimit thonë se shumë amerikanë kanë përfituar nga fundjava më e gjatë se zakonisht për arsye të festës për të bërë udhëtime të gjata nëpër Shtetet e Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG