Lidhje

SHBA: nesër përkujtohet përsëri Elvis Presley - 2004-07-04


Elvis Presley njihet si mbreti i rok and rollit. Më 5 korrik, 1954 Elvis që atëherë ishte shofer, hyri në strudion e regjistrimeve Sam Phillips në qytetin jugor të Memphis, Tenesi.

Pete Daniel, përgjegjës në museun e rok and rollit në Memfis thotë se Elvis interpretoi disa këngë që pronari Sam Phillips nuk i pëlqeu:

"Sam ishte në dhomën e regjistrimit. Punonjësit përgatitën instrumentat dhe më pas Elvis mori kitarën dhe filloi të luante këngën "That’s All Right Mamma", duke e bërë Phillips të dilte nga regjistrimi. Pse nuk e këndove këtë melodi që në fillim,-tha Phillips"

Regjisori, i cili gjithashtu zbuloi dhe regjistroi B.B. King, Johnny Cash dhe Jerry Lee Lewis i tha Elvisit të fillonte nga fillimi.

Hera e dytë shënoi fillimin e karrierës së Elvisit. Ishte ky tingull i ri që kombinonte disa elementë. Por nuk ishte krejtësisht origjinal - por përpunimi i këngës bluz nga Arthur Big Boy Crudup. Zoti Daniel thotë se kur flitej për muzikë, Elvis ishte i interesuar për atë gospel, country, blues dhe pothuajse çdo lloj tjetër.

"Në dallim nga shumë të bardhë në atë kohë që jetonin në botën e diskriminimit racor Elvis Presley ishte ndryshe. Ai nuk e kuptonte se edhe në muzikë kishte diskriminim, - thote zoti Daniel, pergjegjes i Muzeut te Rok and Roll.

Para se të vdiste Sam Phillips, ai pohoi se kishte kërkuar për një të bardhë që kishte shpirtin dhe ndjenjat muzikore të një zezaku.

Qyteti i Memphisit kërkon t'i jape Elvisit meritat për krijimin e një zhanri të ri që gërshetoi bluzin, kantrin dhe bile pak swing. Qyteti dhe industria e muzikës po reklamojnë atë 5 korrik të vitit 1954 si lindjen e muzikës rok and roll.

Historianët e tjerë të muzikës thonë se Rocket 88, kënga e vitit 1951 e Jackie Brenston mund të ketë qënë regjistrimi i parë i rrokut. Kënga e kompozuar nga Ike Turner, është regjistruar gjithashtu në Studion Sun e cila e cilëson atë si albumin e par të rrokut.

"Mund të debatosh pa fund se kush ishte kënga e parë e rrokut. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për regjistrimet e artistëve zezakë të bluzit dhe swingut nga vitet 1940 ose edhe më parë,- thote përgjëgjesi i Muzeut Rok and Roll.

Një gjë është e sigurtë rreth atij regjistrimi të 5 korrikut të vitit 1954, rekordi nuk ishte "hit" kombëtar por artisti së shpejti do të bëhej i tillë. Regjistrimet e Elvisit janë shitur në më shumë se 1 miliardë kopje.

Kënga "That’s all right" është ripërpunuar dhe pritet të dalë në krye të klasifikimeve. 50 vjetori i saj do të jetë një shkak për të festuar rok and rollin.// lk //

XS
SM
MD
LG