Lidhje

4 korriku - Dita e Pavarësisë - 2004-07-04


Ndër gjithë festat në Shtetet e Bashkuara, Dita e Pavarësisë ka një frymë krejtësisht amerikane. Çdo 4 korrik për 227 vjet radhazi, shtetas amerikanë kujtojnë burrat dhe gratë të cilët shpallën pavarësinë nga Anglia në vitin 1776. Në mbarë vendin me rastin e Ditës së Pavarësisë amerikanët marrin pjesë në parada dhe koncerte, organizojnë piknikë dhe shohin shfaqjen me fishekzjarre. Në shumë qytete, njerëzit rikrijojnë skenat e betejave të Revolucionit Amerikan.

Amerikanët mblidhen edhe në vende historike si pranë Statujës së Lirisë në New York, pranë Monumentit të Washingtonit në kryeqytetin e vendit dhe në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia, ku e ka zanafillën kjo festë.

"Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të pamohueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë mbrujtur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat janë jeta, liria dhe përpjekjet për lumturi", thuhet në deklaratë.

Pikërisht në Sallën e Pavarësisë Kongresi Kontinental i Shteteve të Bashkuara miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë. Kjo deklaratë u nënshkrua më 4 korrik dhe që nga ajo kohë amerikanët e festojnë këtë ditë. 4 Korriku u bë festë kombëtare në vitin 1783 pas përfundimit të Luftës për Pavarësi.

//rd//

XS
SM
MD
LG