Lidhje

SHBA: kandidati presidencial Xhon Kerri pritet të shpallë kandidatin demokrat për nënpresident - 2004-07-05


Burime të afërta me fushatën presidenciale të senatorit John Kerry thonë se zoti Kerry është gati të bëjë të ditur personin që ka zgjedhur për të konkuruar përkrah tij në zgjedhjet e nëntorit. Njoftimet bëjnë të ditur se zoti Kerry mund ta bëjë të ditur vendimin e tij nesër në një tubim në Pitsburg. Spekulimet në media veçojnë si kandidatë të mundshëm senatorin nga Karolina e Veriut John Edwards, ligjvënësin nga Mizuri Richard Gephard dhe guvernatorin e shtetit Iowa Tom Vilsack. Dje në një fjalim për fushatën në Iowa, zoti Kerry nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse guvernatori i këtij shteti, zoti Vilsack, do të konkuronte përkrah zotit Kerry si përfaqësues të partisë demokrate.

XS
SM
MD
LG