Lidhje

Terapia me hormone; Këmbë robotike - 2004-07-06


Studime të ndryshme gjatë viteve 1990 kishin treguar se gratë e moshuara mund të mbroheshin nga humbja e kujtesës ose prekje të tjera në tru duke përdorur terapinë për zëvëndësimin e hormoneve. Por një studim i vitit të kaluara tregoi se se përdorimi i estrogjenit së bashku me progestin nuk kishin ndonjë efekt pozitiv në tru. Ndërsa tani një studim i ri thotë se edhe përdorimi i estrogjenit pa progesin nuk është në gjendje të parandalojë grupin e sëmundjeve që ndikojnë në humbjen e kujtesës tek gratë e moshuara. Në fakt, thuhet në studim, estrogjeni shton rrezikun e humbjes së kujtesës. Disa gra i nënshtrohen terapisë me hormonin estrogjen për të luftuar simptomat e pasmenopauzës dhe me shpresë se kjo terapi mund t’i mbrojë ato nga dementia dhe humbja e kujtesës. Doktor Rapp dhe kolegët e tij nga institucione të ndryshme të specializuara në mbarë Amerikën analizuan për 9 vjet me radhë të dhënat e rreth 3 mijë grave mbi moshën 65 vjeç, 50 përqind e të cilave ishin trajtuar vetëm me estrogjen. Shkencëtarët përllogarisin se në një grup prej 10 mijë grash që trajtohen vetëm me estrogjen, 23 prej tyre rrezikohen të preken çdo vit nga dobësimi i trurit dhe humbja e kujtesës. Tek gratë që nuk trajtohen me estrogjen ky numër është 11. Doktor Rapp thotë se këto shifra janë shqetësuese po të kihet parasysh se sot ka me miliona gra që i nënshrohen terapisë me hormone. Doktor Rapp pranë universitetit Wake Forest është i mendimit se për të parandaluar humbjen e kujtesës dhe prekje të tjera në tru, gratë mbi 65 vjeç nuk duhet të trajtohen me hormone.

Këmbë robotike

Kjo paisje e re është projektuar për t’i dhënë njerit fuqi bionike. Teknikisht, paisja njihet me akronimin Bleeks, Berkly Kouer Ektremitis Eksoskeleton. Por në gjuhen e thjeshtë ato mund të quhen këmbë bionike. Ato janë shpikje e punonjësve të laboratorit të inxhinjerisë robotike dhe njerëzore në universitetin e Kalifornisë në Berkley. Këmbët robotike mund t’u vijnë në ndihmë ushtararëve, zjarrfikësve por të transportuar pesha të rënda në distanca të mëdha. Ato përbëhen nga një palë pllakash mekanike të pajisura me bateri. Ato vendosen në çizme ose këpucë ushtarake dhe kanë lidhje me këmbët e përdoruesit. Mbi 40 ndjesorë dhe mekanizma hidraulikë që funskionojnë si një sistem nervor, llogarisisn në mënyrë konstante peshën e mbajtur dhe krijon një ngarkesë minimale për njeriun që e mban. Shkencëtarët vazhdojnë ende provat në laborator. Ata mendojnë se një ditë kjo shpikje do të gjejë zbatim në praktikë duke u ardhur në ndihmë ekipeve të shpëtimit gjatë operacioneve zjarrfikëse apo ushtarëve në marshime ose në fushë betejë.

XS
SM
MD
LG