Lidhje

Senatori nga Karolina e Veriut Xhon Edwards, avokat i suksesshëm - 2004-07-06


Senatori nga Karolina e Veriut Xhon Edwards është një avokat i suksesshëm, i cili thotë se hyri në jetën publike sepse donte të bëhej “kampion për njerëzit e thjeshtë.”

Zoti Edwards u zgjodh për herë të parë në senatin amerikan në vitin 1998, duke mundur senatorin e mëparshëm të Karolinës së Veriut. Gjatë 6 vjetëve të kaluara, ai ka shërbyer në 4 komisione të senatit, duke i përqëndruar kryesisht përpjekjet e tij legjislative në arsim, reformën e financimit të fushatave elektorale dhe në luftën kundër korrupsionit në korporata.

Para se të fitonte zgjedhjet për në senat, zoti Edwards u pasurua si një avokat i suksesshëm në çështje civile, duke përfaqësuar njerzit në akt-padi kundër spitaleve dhe korporatave të mëdha.

Zoti Edwards ka lindur në vitin 1953 në Seneca të Karolinës së Jugut. Babai i tij punonte në një fabrikë tekstilesh. Ai shkoi në shkollë publike dhe ishte personi i parë në familjen e tij që vazhdoi kolegjin. Ai e njohu bashkëshorten e tij Elizabeth në Fakultetin Juridik të Universitetit të Karolinës së Veriut. Ata kanë 3 fëmijë.

//ze//

XS
SM
MD
LG