Lidhje

Gjyakata e Hagës: Sllobodan Millosheviç është në gjendje të gjykohet - 2004-07-06


Gjykatësit në gjyqin për krime lufte kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, vendosën sot se ai është në gjendje të gjykohet, por shtuan se mund të mos jetë në gjendje të vetëmbrohet.

Ata urdhëruan një ekzaminim të ri mjekësor të ish presidentit dhe vendosën 14 korrikun si datën për rifillimin e procesit gjyqësor. Ata gjithashtu këshilluan zyrtarët të gjejnë një avokat që do të ndihmojë në mbrojtjen e Sllobodan Milosheviç në se është e nevojshme.

Sllobodan Miloseviç ka refuzuar të njohë gjykatën e Hagës dhe ka këmbëngulur të vetëmbrohet në gjyq. Dje, gjykatësit në Hagë vendosën të shtyjnë fazën e mbrojtjes të gjyqit për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes shëndetsore të zotit Millosheviç. Ish presidenti 62 vjeçar vuan nga tensioni i lartë i gjakut dhe është ankuar për probleme të zemrës. Sllobodan Milosheviç përballet me më shumë se 60 akuza për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë në vitet 1990.// lk //

XS
SM
MD
LG