Lidhje

Punonjësit grekë në grevë - 2004-07-07


Punonjësit e hoteleve në Athinë filluan një grevë 24 orëshe për të kërkuar bonuse apo pagë shtesë gjatë lojrave olimpike në kryeqytetin grek.

Punonjësit kërcënojnë se do të lenë vendet e punës në se kërkesat e tyre nuk plotësohen. Punonjësit e transportit publik gjithashtu kanë njoftuar për një grevë disa orëve nesër duke kërkuar po ashtu paga shtesë. Lojrat Olimpike fillojnë më 13 gusht.

Qindra zjarrëfikësa ndërkohë, po luftojnë me një zjarr të madh në pyjet në afërsi të Athinës që po kërcënojnë dy lagje dhe që mund të përhapet edhe në zonën e re olimpike. Zyrtarët grek thonë se erërat e forta në zonën veriore të qytetit po i shtyjnë flakët drej kryeqytetit grek.

XS
SM
MD
LG