Lidhje

Kerri filloi sot fushatën së bashku me kandidatin nën president, senatorin Eduards - 2004-07-07


Kandidati i pritshëm demokrat për president, Xhon Kerri filloi sot fushatën së bashku me kandidatin që zgjodhi për nën president, senatorin nga Karolina e Veriut, Xhon Eduards.

Xhon Kerri dhe politikani që ai zgjodhi për nën president Xhon Eduards, daljen e parë së bashku në publik e bënë në qytetin Pitsburg, para se të niseshin për një turne elektoral në shtetet Ohajo, Florida dhe Karolina e Veriut.

“Njerëzit mezi presin të besojnë përsëri se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Kjo është ajo që përfaqëson Xhon Kerri për popullin amerikan. Ai përfaqëson shpresën”, tha senatori Eduards.

Senatori Kerri thotë se fitorja e demokratëve do ta bëjë Amerikën më të fortë brenda dhe më të respektuar jashtë.

“Ne i hymë kësaj gare me besimin e thellë se amerikanët mund të jetojnë më mirë dhe sot ne po e vazhdojmë udhëtimin së bashku, jo për vete, por për vendin”, tha zoti Kerri.

Ndihmësit e presidentit Bush thonë se dyshja Kerri-Eduards është një nga kombinimet më liberale në histori. Por sipas një ankete të fundit, zgjedhja e zotit Eduards, i ka dhënë një shtytje të re përpjekjeve të senatorit Kerri për në Shtëpinë e Bardhë.

//ze//

XS
SM
MD
LG