Lidhje

Irak: Vriten pesë ushtarë amerikanë dhe një roje irakiane - 2004-07-08


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak thonë se pesë ushtarë amerikanë dhe një roje irakiane u vranë nga një sulm me mortajë ndaj Komandës së Gardës Kombëtare në Samara, në veri të Bagdatit.

Një zëdhënës tha se të paktën 20 persona u plagosën nga sulmi dhe se ushtarët amerikanë u kundërpërgjigjën me zjarr ndaj pozicioneve të sulmuesve. Të paktën 4 irakianë u vranë gjatë përleshjeve.

Në Bagdat nga shpërthimi i një makine bombë gjeti vdekjen një ish-zyrtar i Partisë Bathiste të Sadam Husenit.

Ndërkaq ambasada amerikane në Beirut thotë se ka të dhëna të besueshme se marinsi amerikan me origjinë libaneze, i cili ishte marrë peng në Irak, ndodhet tani në Liban.

Ambasada po përpiqet të konfirmojë informacionin dhe të zbulojë vendndodhjen e marinsit Wasel Ali Hasoun. Ai është zhdukur që prej datës 21 qershor. Ekstremistët islamikë morën përgjegjësinë për rrëmbimin e tij.

//ze//

XS
SM
MD
LG