Lidhje

UNMIK: Ndryshimi i Kornizës Kushtetuese, jashtë kompetencave të parlamentit - 2004-07-08


Misioni i Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet një komunikate për opinion kundërshtoi vendimin e sotëm të parlamentit të Kosovës. Në njoftim thuhet se qëndrimi i UNMIK-ut është i qartë. Ndryshimi i Kornizës Kushtetuese është jashtë kompetencave të Parlamentit të Kosovës.

Propozimet për ndryshime që nuk përfshijnë fushat e rezervuara mund të shqyrtohen dhe UNMIK-u mbetet i hapur për të debatuar propozime të tilla që janë në pajtim më Kornizën Kushtetuese. Në njoftim thuhet se zëvednësshefi i UNMIK-ut Charles Brayshaw u ka tërhequr vëmendjen ligjvënësve në qëndrimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Grupit të Kontaktit mbi përparësitë që ka Kosova. Ai ka nënvizuar se tani është koha e përqëndrimit në cështjet e shtruara në planin për zbatimin e standardeve për Kosovën Cdo propozim për ndryshime në Kornizën Kushtetuese duhet të jetë në pajtim me udhëzimet e Këshillit të Sigurimit dhe të shprehuar në standardet për Kosovën.

Qasjet tjera mund të cojnë në rrugë të gabuar që shpenzon kohën dhe energjinë që nevojitet për të përmbushur punët emergjente që duhet të kryhen deri në mesin e vitit 2005.

Mesi i vitit të ardhshëm është përcaktuar si periudhë e vlerësimit të standardeve dhe fillimit të debateve për zgjidhjen e statsuit politik të Kosovës. Nënsekretari amerikan i shtetit Marc Grossman i cili edhe ka përcaktuar këtë afat tha sot në fund të vizitës së tij në Kosovë se kjo periudhë është shumë afër. Ai tha sot se rindërtimi i objekteve të dëmtuara gjatë trazirave të muajit mars dhe kthimi i personave të zhvednosur duhet të jenë përparësi të institucioneve të Kosovës.

//rd//

XS
SM
MD
LG