Lidhje

Uashington:al-Kaida po planifikon sulme të tjera në Amerikë - 2004-07-09


Zyrtarët amerikanë thonë se al-Kaida po planifikon sulme të tjera në Shtetet e Bashkuara, por theksojnë se nuk parashikohet që të ngrihet niveli i gatishmërisë në vend.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, tha të enjtën se ka njoftime të besueshme që lënë të kuptohet se al-Kaida po përpiqet të kryejë një sulm në shkallë të gjerë, që do të kishte si objektiv procesin politik në Shtetet e Bashkuara.

Por, zoti Ridge tha se departamenti i tij ka teknologji të re dhe një qendër të re operacionesh që i përmirësojnë aftësitë e kësaj agjencie për të diktuar dhe parandaluar aktet e terrorizmit.

Ndërkohë, komisioneri i policisë në New York, Ray Kelly, thotë se nuk ka ndonjë informacion rreth një sulmi të mundshëm terrorist në qytetin e tij, ku muajin tjetër do të mbahet kuvendi kombëtar i Partisë Republikane. Por, ai shtoi se masat paraprake kundër sulmeve të mundshme terroriste janë pjesë e përgatitjeve të qytetit për kuvendin partiak.

XS
SM
MD
LG