Lidhje

Nato: rregulla të reja për paqeruajtësit - 2004-07-09


Natoja ka vendosur rregulla të reja për paqeruajtësit e saj për të siguruar që ata nuk do të vizitojnë gra të detyruara me forcë nga trafikantët të punojnë si prostituta.

Zëdhënësi i Natos, James Apathurai, tha të enjtën se aleanca është e vetëdijshme se trafiku me qenie njerëzore mbështet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai tha se veprimtari të tilla bien ndesh me përpjekjet e Natos për të arritur qendrueshmërinë në zona ku janë dislokuar paqeruajtësit e saj.

Zoti Apathurai tha se 26 vendet anëtare të aleancës dhe 20 vendet partnere të organizatës, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, mbështetën direktivat e Natos kundër frekuentimit të prostitutave që dihet se janë nën kontrollin e trafikantëve.

Ambasadori amerikan në Nato, Nicholas Burns, tha se rreth 200 mijë gra trafikohen çdo vit nëpër vendet ballkanike dhe se shumë prej tyre përfundojnë si skllave seksi.

XS
SM
MD
LG