Lidhje

Prokurori i përgjithshëm i Rusisë mori përsipër hetimet mbi vrasjen e redaktorit amerikan të revistës Forbes - 2004-07-10


Prokurori i përgjithshëm i Rusisë po merr përsipër hetimet mbi vrasjen e redaktorit amerikan të revistës Forbes në variantin e saj rus.

Paul Klebnikov vdiq dje në një autoambulancë pasi u qëllua katër herë para zyrës së tij në Moskë. Më vonë u gjet automjeti nga ku u qëlluan të shtënat dhe hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e vrasjes.

41-vjeçari Klebnikov, i lindur në Shtetet e Bashkuara por me prejardhje ruse, ishte redaktori i parë i variantit rus të revistës Forbes që filloi të botohet 3 muaj më parë. Revista tërhoqi vemendje me botimin e një liste të njerëzve më të pasur të Rusisë. Aty thuhej se në Moskë jetojnë më shumë miliarderë se sa në çdo qytet tjetër të botës.

Zoti Klebnikov ishte gjithashtu autori i biografisë kritike të manjatit rus Boris Berezovski të titulluar “Kumbari i Kremlinit.”//ii

XS
SM
MD
LG