Lidhje

Irak: zyrtarët optimistë për lirimin e pengjeve - 2004-07-10


Një zyrtare filipinase tha se shoferi filipinas që ishte marrë peng dhe ishte kërcënuar me vdekje nga kryengritësit në Irak do të jetë i lirë së shpejti.

Sekretarja e Punës Patricia Santo Tomas tha se shtetasi Angelo dela Cruz ende nuk është në duart e autoriteteve filipinase, por do të sillet sot në një hotel në Bagdat.

Më parë zoti dela Cruz bëri një lutje përmes një regjistrimi në kasetë, ku i kërkon qeverisë së tij të tërheqë 50 trupat filipinase nga Iraku. Ekstremistët kishin thënë se do ta ekzekutonin sot pengun nëse nuk përmbusheshin kërkesat e tyre.

Zyrtarët filipinas thonë se trupat e tyre do të kthehen në atdhe në kohën e parashikuar më 20 gusht.

Ndërkaq zyrtarët bullgarë kanë shprehur sot optimizëm të matur se dy shoferët e rrëmbyer bullgarë janë ende gjallë. Ekstremistë që kanë lidhje me terroristin Abu Musab al-Zarkawi ishin kanosur se do t’i ekzekutonin dje dy bullgarët nëse nuk liroheshin të burgosurit irakianë.//ii

XS
SM
MD
LG