Lidhje

Bankok: Përfaqësues nga 100 vende do të marrin pjesë në një konferencë mbi Sidën - 2004-07-11


Delegatë nga më shumë se 100 vende ndodhen në Bankok për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare një javore mbi Sidën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha dje se është bërë përparim i ndjeshëm në fushatën për të siguruar mjekim falas për viktimat e Sidës në vendet në zhvillim.

Organizata tha se më shumë viktima të Sidës në Afrikë, Azi, Amerikën e Jugut dhe Evropën Lindore tani kanë shpresë se do të jetojnë më gjatë sesa mendonin para një viti.

Por ekspertë të Sidës thonë se mbi 90 për qind e të infektuarve nga virusi Hiv në gjithë botën, nuk e dinë se janë të infektuar dhe rekomandojnë kontrolle më të shpeshta rutinë.

Kryeministri kinez, Wen Gjiabao, bëri dje një thirrje publike për bashkëpunim për të ndihmuar në luftën kundër Sidës. Më shumë se 800 mijë kinezë janë diagnostikuar me virusin e Sidës. Ekspertë të OKB-së thonë se deri në vitin 2010 kjo shifër mund të kapë 10 milionët. //kk//

XS
SM
MD
LG