Lidhje

Irak: Presidenti Ghazi al-Yawar shprehet vendosmërisht për të luftuar forcat ekstremiste - 2004-07-11


Presidenti irakian Ghazi al-Yawar thotë se qeveria e tij do të përdorë gjithë autoritetin e saj për të luftuar forcat ekstremiste, apo cilindo tjetër që përbën kërcënim për sigurinë e vendit të tij. Në një fjalim që mbajti në Bagdad, zoti al-Yawar premtoi gjithashtu se do t’u japë amnesti të gjithë ektremistëve që i ndalojnë vetë luftimet dhe shtoi se hollësitë e amnestisë do të bëhen të njohura brenda disa ditësh. Zoti Al-Yawar tha se dënimi me vdekje do të rivendoset pasi të kalojë afati i amnestisë, por se ai do të jetë i vlefshëm vetëm për një numër të kufizuar krimesh të rënda. Ndërkohë, forcat ekstremiste që mbajnë peng shtetasin filipinas në Irak thonë se ai është ende gjallë. Megjithatë, në një video të shfaqur në televizionin arab, një nga ekstremistët thotë se pengu do të ekzekutohet, në se qeveria filipinase nuk bie dakord deri të hënën në mbrëmje të tërheqë forcat e tij nga Iraku deri më 20 korrik.

XS
SM
MD
LG