Lidhje

Irak: Ekstremistët  kërcënojnë t’i presin kokën një pengu filipinas - 2004-07-11


Ekstremistët në Irak mohuan njoftimet se kanë liruar shtetasin filipinas, Angelo dela Cruz, dhe thonë se do ta ekzekutojnë pengun me prerje koke nëse Filipinet nuk demonstrojnë brenda 24 orësh se do të tërheqin të gjitha trupat e tyre nga Iraku.

Kërcënimi i ri përfshihej në një deklaratë të transmetuar dje nga rrjeti releviziv arab al-Xhazira. Afati përfundon sot.

Zyrtarë të qeverisë filipinase thanë dje më heret se shoferi 46 vjeçar ishte liruar.

Qeveria e Manilës ngul këmbë se do t’i kthejë trupat e saj në atdhe më 20 gusht, siç ishte planifikuar më parë.

Ndërkohë, marinsat amerikanë vranë 2 irakianë pasi kryengrtiësit hapën zjarr kundër tyre në qytetin Ramadi. Në veri të Bagdadit, ekstremistët hodhën në erë disa dyqane pijesh alkoolike, duke vrarë një person. Më në veri, në qytetin Kirkurk, kryengritësit vranë një përkthyes që punonte për forcën shumëkombëshe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.//kk//

XS
SM
MD
LG