Lidhje

SHBA: Rekord i ri botëror në garën e 200 metrave stil bretkosë - 2004-07-12


Notari amerikan, Brendan Hansen, vendosi të djelën një rekord botëror në 200 metra stil bretkosë në garat përgjedhëse të sportistëve amerikanë për në lojrat olimpike. Koha rekord është 2 minuta e 9 sekonda e 4 të dhjetat. Rekordi i mëparshëm mbahej nga japonezi Kosuke Kitajima. 22-vjeçari Hansen javën e kaluar theu rekordin tjetër të Kitajamës në 100 metra stil bretkosë.

Ndërkaq, Fenomeni Michael Phelps fitoi veprimtarinë e tretë radhazi në garat përzgjedhëse duke dalë i pari në 200 metra flutur. Objektivi i tij është të thyejë rekordin e legjendarit amerikan Mark Spitz, i cili në Lojrat Olimpike të Mynihut vendosi fitoi 7 medalje të arta. //az//

XS
SM
MD
LG