Lidhje

OSBE-ja fillon transmetimet e një televizioni privat shumetnik në Kosovë - 2004-07-12


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë filloi transmetimet e një televizioni privat shumetnik në Kosovë. Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Pascal Fieschi, ishte i pranishëm personalisht në Shtërrpc për fillimin e transmetimeve të televizionit Herc, i cili ka një ekip të përbashkët shqiptarësh dhe serbësh. Zoti Fieschi theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy grupeve etnike që u ofron atyre mundësi për pajtim. Ai tha se ekipi i përbashkët redaksional do të garantojë mbulimin e ekuilibruar të ngjarjeve të rëndësishme për të gjithë që jetojnë në zonën e Shtërrpcit në Kosovën Jugore. Stacioni do të transmetojë lajme vendore katër herë në ditë, si dhe emisione të drejtpërdrejta me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga zona dhe bota. Televizioni do të transmetojë lajmet e Zërir të Amerikës, si nga shërbimi shqip, ashtu edhe ai serb.

XS
SM
MD
LG