Lidhje

Shtyhet përsëri gjyqi i Millosheviçit - 2004-07-12


Gjykatësit e gjyqit për krime lufte që po zhvillohet ndaj ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç urdhëruan edhe një tjetër shtyrje të gjyqit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të pandehurit.

Sot, një zëdhënës i gjykatës bëri të njohur shtyrjen deri në 19 korrik të gjyqit, për t’i dhënë kohë Sllobodan Millosheviçit të përmirësohet nga ana shëndetësore. Ai vuan nga tensioni i lartë i gjakut dhe probleme të zemrës.

Ish-presidenti jugosllav përballet me 60 akuza për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftrave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi. Ai nuk ka pranuar të njohë kompetencat e Gjykatës dhe këmbëngul se do të vetëmbrohet.

Ishte në plan që Sllobodan Millosheviçi të fillonte mbrojtjen e tij javën e kaluar. Por gjendja shëndetësore e detyroi atë të vononte mbrojtjen deri të mërkurën. Që nga koha e fillimit të gjyqit, në vitin 2002, gjendja jo e mirë shëndetërore e ish-presidentit jugosllav, ka bërë që gjyqi të shtyhet disa herë.

XS
SM
MD
LG