Lidhje

Bashkimi Evropian po përgatitet të marrë përsipër misionet paqeruajtëse në Bosnje - 2004-07-12


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, po u bën thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të mësojnë nga gabimet e NATO-s, ndërkohë që bashkimi po përgatitet të marrë përsipër misionet paqeruajtëse në Bosnje, të kryera deri tani nga forcat e aleancës.

Në një deklaratë që bëri sot, Amnesty International paralajmëroi forcat e Bashkimit Evropian të shmangin gabimet e zakonëshme të NATO-s. Kjo organziatë thotë se forcat e udhëhequra nga NATO-ja nuk e zbatuan ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, pasi bënë arrestime të paligjshme dhe nuk hetuan seriozisht shkeljet e të drejtave të të burgosurve.

Amnesty International u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropain që të ndjekin aktivisht personat e akuzuar për krime lufte dhe të lirojnë të gjitha ata që janë ndaluar nga NATO-ja pa iu shqiptuar aktakuza.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian që janë mbledhur në Bruksel, pritet të miratojnë rreguallat për kryerjen e operacioneve paqeruajtëse të Bashkimit në Bosnje-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG