Lidhje

SHBA dhe Shqipëria - marrëveshje për pasuritë kulturore - 2004-07-13


Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan të hënën në Uashington një marrëveshje për mbrojtjen e pasurive kulturore të grupeve etnike dhe fetare.

Megjithëse pa referenca konkrete, marrëveshja synon kryesisht mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të hebrenjve, e cila në Evropë kanë qenë e ekspozuar ndaj shkatërrimeve dhe përdhosjeve.

Prej shumë vitesh, qeveria amerikane përpiqet të arrijë marrëveshje të tilla dypalëshe me vendet evropiane pasi si pasojë e Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Evropë nuk kanë mbetur shumë hebrenj për të mbrojtur monumentet e tyre kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Warren Miller, kryetar i Komisionit amerikan për mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë Vendit dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami.

Zoti Miller tha pas ceremonisë së nënshkrimit se çështja e mbrojtjes së trashëgimisë hebraike në Shqipëri nuk është problem, por nënshkrimi i marrëveshjes u jep njerëzve rastin të kujtojnë rolin e shquar që luajti Shqipëria për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha gjithashtu se kjo marrëveshje i riafirmon botës se populli dhe qeveria e Shqipërisë respektojnë të gjitha kulturat dhe janë gati të mbrojnë të drejtat e pakicave.//ii

XS
SM
MD
LG