Lidhje

Tiranë: PS analizon situatën politike - 2004-07-13


Në Shqipëri socialistët vendosën të mbledhin kryesinë e partisë së tyre gjatë së cilës pritet që ata të analizojnë zhvillimet e fundit politike të cilat gjithnjë e më shumë po nxjerrin në pah problemet në gjirin e tyre dhe në marrëdhëniet me aleatët. Votimi i javës së shkuar në parlament i ndryshimeve në ligj dëshmoi se kjo parti nuk e kontrollon më shumicën ndërkohë që problemi i komisionit për refromën elektorale ka acaruar marrëdhëniet me partitë e tjeratë koalicionit qeverisës.

Socialistët duket se do të bëjnë një tjetër përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata asapk e qëndrueshme në të cilën ata ndodhen. Sekretariati i kësaj partie ka vendosur mbledhjen e kryesisë pas dy ditësh, në pritje dhe të kthimit nga një uhëtim zyrtar jashtë Shqipërisë së kryeministrit Fatos Nano. Zhvillimet e fundit politike në parlament po tregojnë se socialistët ngjajnë të jenë mbërthyer gati në kaos dhe se nuk arrijnë të kontrollojnë plotësisht jo më grupin parlamentar tashmë qartazi të përcarë, por as edhe anëtarë të kryesisë së tyre, për të mos folur për aleatët që në shumicën e rasteve po i lënë në baltë. Votimi javën e kaluar për një ndryshim në një ligj, për të cilin grupi parlamentar kishte vendosur të mos e miratonte, u zgjidh vetëm në momentin e fundit. Disa deputetë që kishin abstenuar iu përshtatën vendimit politik pasi ua kujtuan se po shkelnin rregullat e brendshme.

Nga ana tjetër edhe aleatët duket se nuk mund të konsiderohen si garanci përballë shkëputjes thuajse të plotë të deputetëve të drejtuar nga ish kryeministri Ilir Meta. Marrëdhëniet me ta u acaruan së tepërmi pas marrëveshjes për reformën elektorale me partinë demokratike. Ata tashmë po ngrejnë zërin duke i vënë socialistët në një situatë shumë të vështirë. As deklarimi apo kërcënimi sic është interpretuar, i sekeretarit të përgjithshëm Gramoz Ruci për zgjedhje të parakohshme nuk duket se ka dhënë ndonjë efekt dhe shumica e majtë cdo dite e më tepër po gërryen vetveten.

Në këtë gjendje vështirë të parashikohet nëse mbledhja e afërt e kryesisë do të mund të ndërmarrë ndonjë veprim të fortë apo thjesht do të tentojë të shtyjë ende në kohë krizën.

//rd//

XS
SM
MD
LG