Lidhje

15 milion fëmijë jetim si pasojë e Sidës - 2004-07-13


Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se numri i fëmijëve në gjithë botën, të cilët kanë humbur prindërit si pasojë e Sidës ka arritur në 15 milion.

Fondi i OKB-së për Fëmijët, në raportin e lëshuar sot në konferencën ndërkombëtare të Sidës në Tailandë, tha se ka të ngjarë që ky numër të arrijë në 18 milion deri në vitin 2010. Zyrtarët e UNICEF-it thonë se shumica e fëmijëve viktima janë nga Afrika.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Carol Bellamy, tha se pjesë të ndryshme të Afrikës nën-sahariane po përjetojnë kriza në shkallë të ndryshme për shkak të Sidës. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se edhe Azia mund të përballet me një krizë serioze jetimësh në qoftë se nuk parandalon epideminë e Sidës.

XS
SM
MD
LG