Lidhje

ABA-CEEL publikon indeksin e dytë të reformës gjyqësore për Shqipërinë - 2004-07-14


Iniciativa ligjore për vendet e Europës Qëndrore dhe Euroazisë e Organizatës së juristëve amerikanë Aba-Ceeli publikoi sot indeksin e dytë së reformës gjyqësore për Shqipërinë.

Ky dokument pasqyron gjendjen e këtij sistemi, përparimet, mangësitë dhe fushat ku duhet ndërhyrë. Gjyqësori shqiptar është vlerësuar mbi bazën e 30 treguesve niveli i të cilëve është krahasuar me standartet ndërkombëtare që duhet të plotësojnë. Nga këta tregues vetëm 5 janë vlerësuar pozitivisht, 17 kanë marrë një vlerësim neutral dhe 8 negativ.

Ndër treguesit që janë nën nivelet e kërkuara përfshihen zbatimi i vendimeve gjyqësore, siguria e gjyqtarëve kriteret objektive të ngritjes në detyrë të tyre apo dhe aksesi i mediave dhe publikut në seancat gjyqësore. Megjithatë drejtuesit e Aba Ceeli thanë sot në prezantimin e indeksit të dytë se në krahasim me studimin e parë të vitit 2001 janë shënuar më shumë përparime.

Organizata e juristëve amerikanë është e pranishme në 23 vende. ofron asisitencë për forcimin e shtetit të së drejtës ne Europën qëndrore dhe Euroazi. Në shqipëri ajo e nisi programin e saj në vitin 1992 duke kontribuar në mënyrë domethënëse ne reformën ligjore të 10 viteve të fundit.

//rd//

XS
SM
MD
LG