Lidhje

Maqedoni: Marrëveshje për kartën e re të komunave - 2004-07-14


Dy partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se kanë arritur një marrëveshje në parim lidhur me kartën e re të komunave.

Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila nesër pritet të bëhet publike në seancën e qeverisë, Shkupit do t’i shtohen dy komuna rurale të banuara me shqiptarë dhe kështu numri i popullatës në kryeqytet do të arrijë shifrën e nevojshme që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare. Struga do të mbetet me shumicë shqiptare: rreth 55% dhe rreth 35% do të jenë maqedonas, ndërkohë që Kërçova mbetet kështu siç është, ku popullata maqedonase do të mbizotërojë me mbi 50%.

//rd//

XS
SM
MD
LG