Lidhje

Irak: shpërthimi vret 10 vetë - 2004-07-14


Shpërthimi i një makine bombë në afërsi të një stacioni policie në qytetin Haditha në veriperëndim të Bagdatit, shkaktoi vdekjen e të paktën 10 vetëve, një ditë pasi kryeministri i Irakut bëri të njohur krijimin e një shërbimi të ri zbulimi për t’u marrë me kryengritjen në shkallë të gjerë.

Kryeministri Allawi u zotua të enjten gjatë një konference të eliminojë terroritët. Në të njëjtën kohë, kryeministri irakian u kërkoi Bangladeshit, Indisë, Marokut dhe Pakistanit të dërgojnë trupa në Irak.

Ndërkohë, në qytetin verior të Kirkukut katër u vranë kur një raketë goditi shtëpinë e tyre. Në jug të qytetit, persona të armatosur vranë një zyrtar të lartë të ministrisë së jashtme. Dhe kryengritësit sabotuan përsëri naftësjellësit në Irakun Verior dhe atë jugor.

Në një incident tjetër, një makinë e mbushur me lëndë plasëse shpërtheu në qytetin jugor të Qerbelasë duke vrarë dy vetë që udhëtonin me të.

Dhe në një intervistë me gazetën arabe al-Hayat, zoti Allawi tha se forcat e tij të sigurimit kanë arrestuar kohët e fundit disa operativë të al-Qaidës, përfshi anëtarë të lartë që po planifikonin sulme. //az//

XS
SM
MD
LG