Lidhje

FMN-ja miraton lëvrimin e 6 milion dollarëve për Shqipërinë - 2004-07-15


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar mbrëmë rishikimin e katërt të ecurisë ekonomike të Shqipërisë në kuadër të programit për Reduktimin e Varfërisë duke miratuar edhe lëvrimin e rreth 6 milion dollarëve. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë gjatë vitit të dytë të zbatimit të programit është konsideruar përgjithësisht i kënaqshëm. Kryetarja e radhës e bordit të FMN Anne Krueger është shprehur se mbajtja e rritjes ekonomike kërkon konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe reforma të tjera strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit e për të thithur investimet e huaja.

Që prej korrikut 2002 Shqipëria ka një marrëveshje tre vjecare për programin e reduktimit të varfërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kjo marrëveshje parashikon një shumë prej 42 milion dollarësh në mbështetje të zbatimit të programit. Mbrëmë bordi ekzekutiv i Fondit Monetar përfundoi rishikimn e katërt të ecursisë ekonomike të Shqipërisë duke i hapur rrugë lëvrimit të rreth 6 milion dollarëve të cilat i shtohen 24 milion të tjeravë që janë dhënë tashmë.

Sipas deklaratës së lëshuar në fund të takimit, kryetarja e radhës e bordit të drejtorëve Anne Krueger është shprehur se ecuria e Shqipërisë gjatë vitit të dytë të programit për reduktimin e varfërisë ka qenë përgjithësisht e kënaqshme me një rritje ekonomike të fortë, me përmirësime në bilancin e pagesave të jashtme dhe me rezerva valutore që kanë tejkaluar objektivat e programit. Zonja Krueger ka kujtuar megjithatë mosrealizimet në të ardhurat fiskale të cilat detyruan qeverinë që gjatë vitit 2003 të shkurtonte ndjeshëm shpenzimet. Për këtë arsye në vazhdimin e programit janë parashikuar masa në politikën e taksave për të rritur të ardhurat, për të përmirësuar administrimn e institucioneve fiskale, qeverisjen dhe transparencën.

Sipas kryetares së bordit të drejtorëve ekzekutiv në afatin e mesëm, mbajtja e rritjes ekonomike do të kërkojë konsolidim të mëtejshëm fiskal si dhe reforma të tjera strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur investime të huaja që gjenerojnë eksporte. Refromat strukturore ka theksuar zonja krueger do të përqëndrohen në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave buxhetore dhe eficencës së sektorit publik si dhe në forcimin e qeverisjes, shtetit ligjor dhe heqjen e pengesave administrative për investimet.

//rd//

XS
SM
MD
LG