Lidhje

Qeveria e koalicionit në Maqedoni miratoi një plan për decentralizimin - 2004-07-15


Qeveria e koalicionit në Maqedoni miratoi një plan për decentralizimin për t’u dhënë më shumë pushtet shqiptarëve në bashkitë ku ata përbëjnë shumicën. Plani i miratuar sot në Shkup, pasoi marrëveshjen e arritur mbrëmë pas bisedimeve disa vjeçare.

Shumica e shqiptarëve etnikë jetojnë në pjesën perëndimore të vendit ku paketa ligjore parashikon kalimin e pushtetit për arsimin, shëndetësinë dhe iniciativat ekonomike tek qeveritë lokale. Gjuha shqipe do të njihet si gjuhë zyrtare në Shkup dhe zona të tjera ku shqiptarët përbëjnë 20 përqind të popullsisë.

Përkrahësit e marrëveshjes e quajnë atë të vetmen mënyrë për të lehtësuar tensionet etnike. Diplomatët thanë se marrëveshja do të përmirësojë shanset e Maqedonisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit e opozitës thanë se ajo do të krijojë enklava artificiale, duke shkatërruar mundësinë për të patur një komb me të vërtetë shumëetnik.

XS
SM
MD
LG