Lidhje

Konferenca mbi sidën: më shumë fonde për kërkime - 2004-07-16


Ekspertët në konferencën ndërkombëtare mbi sidën bënë thirrje për më shumë fonde për kërkime mbi metodat për parandalimin e sëmundjes.

Delegatët diskutuan të enjtën rreth metodave të parandalimit që mund të kontrollohen nga gratë, në rastet kur partnerët e tyre nuk pranojnë të përdorin prezervativë. Mes tyre janë prezervativë për gratë, si edhe metoda ende të pazhvilluara plotësisht, si vaksina kundër virusit Hiv ose ilaçi për përdorim lokal që mund të shkatërrojë mikrobet e virusit.

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, theksoi të enjtën nevojën për të luftuar tuberkulozin, i cili shpesh shkakton vdekjen e personave të prekur nga sida. Dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates i premtoi 50 milionë dollarë Fondit për luftën kundër sidës, tuberkulozit dhe malaries. E premtja - dita e fundit e konferencës, që mbahet çdo dy vjet. //az//

XS
SM
MD
LG