Lidhje

Filipinet: po tërheqim trupat në Irak për të siguruar lirimin e pengut - 2004-07-16


Filipinet thonë se po fillojnë tërheqjen e trupave të tyre nga Iraku në përpjekje për të siguruar lirimin e një filipinasi që mbahet peng nga ekstremistët.

Ministri i jashtëm i Filipineve, Delia Albert, tha se komandanti i kontingjentit filipinas dhe 10 ushtarë të tjerë do të largohen nga Iraku të premten, kurse anëtarët e tjerë të grupit prej 51 ushtarësh do të tërhiqet së shpejti.

Ky njoftim u bë disa orë pasi ekstremistët, që mbajnë peng një shofer filipinas kamioni në Irak, thanë se do ta lirojnë atë pasi të largohet anëtari i fundit i kontingjentit filipinas, i cili ishte i angazhuar në misione humanitare.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë thanë enjten se një trup pa kokë u nxor nga lumi Tigër. Por, nuk është e qartë nëse trupi është i një shtetasi bullgar që mbahej peng, për të cilin u njoftua këtë javë se ishte ekzekutuar me prerje koke. //az//

XS
SM
MD
LG