Lidhje

Italia liron tre pjesëtarët gjermanë të anijes me imigrantë të paligjshëm - 2004-07-16


Një gjykatës italian dha urdhër për lirimin e tre pjesëtarëve të ekuipazhit të një anijeje gjermane, të cilët u arrestuan pasi anija e tyre solli të hënën 37 imigrantë të paligjshëm afrikanë në një port të Siçilisë.

Zyrtarët gjermanë i dënuan të martën arrestimet, duke thënë se Italia nuk duhet t’i akuzojë detarët për ndihmë ndaj imigrantëve të paligjshëm, por përkundrazi të vlerësojë angazhimin e tyre për të drejtat e njeriut.

Italia e lejoi anijen të ankoronte të hënën, tre javë pasi i shpëtoi afrikanët nga një gomone në afërsi të Maltës. Zyrtarët italianë kishin këmbëngulur se në bazë të ligjit ndërkombëtar, detarët ishin të detyruar t’i çonin afrikanët në Maltë. Por grupi i ndihmave Cap Anamur zgjodhi Italinë.

Autoritetet italiane thonë se imigrantët janë nga Nigeria dhe Gana, dhe jo refugjatë të dhunës etnike të Darfurit në Sudan, siç mendohej fillimisht.

//rd//

XS
SM
MD
LG