Lidhje

Indi: Arrestohet drejtori i një shkolle, ku humbën jetën nga zjarri të paktën 84 fëmijë - 2004-07-17


Në Indi, autoritetet arrestuan drejtorin e një shkolle në shtetin jugor Tamil Nadu, ku të paktën 84 fëmijë humbën jetën dje nga një zjarr që përfshiu ndërtesën e shkollës. Të paktën 30 fëmijë të tjerë kanë pësuar djegie të rënda.

Ende nuk dihet se me çfarë akuzash mund të përballet drejtori i shkollës. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, kreu i qeverisë së shtetit Tamil Nadu tha se vdekjet ishin pasojë e neglizhencës kriminale nga ana e drejtorisë së shkollës dhe e autoriteteve të arsimit të distriktit.

Zyrtarët thonë se zjarri shpërtheu në kuzhinën e shkollës dhe u përhap me shpejtësi përgjatë çatisë prej kashte. Ata thanë se ndërtea kishte vetëm një derë dhe fëmijët nuk patën mundësi të dilnin jashtë kur u shëmb çatia e përfshirë nga flakët.

Sipas disa njoftimeve, mësuesit ikën nga ndërtesa para se të siguroheshin që 900 nxënësit e shkollës kishin dalë jashtë. //kk//

XS
SM
MD
LG