Lidhje

Masë arresti për tre nga katër të ndaluarit në protestën e aeroportit të Kukësit - 2004-07-17


Gjykata e rrethit te Kukesit vendosi masën e arrestit me burg pa afat ndaj tre, prej kater te ndaluarve ne protesten e aeroportit të Kukesit, ku pati edhe perleshje mes forcave te policise dhe nje grupi banoresh te fshatit Shtiqën, te cilet thonë se jane pronaret e ligjshem te tokes, ku po ndertohet aeroporti.

Megjithë situaten e tensionuar, kompania ndertuese, konfirmoi sot se nuk do te terhiqet nga vazhdimi i punimeve. Deri tani, kompanise ndertuese Mak Albania, i eshte shkaktuar nje dem ekonomik, prej me shume se gjysem milioni dollaresh, si pasoje e bllokimit te punimeve, prej gati tre javesh. Nderkohe, prefekti i Qarkut te Kukesit, Shaqir Shehu, u beri thirrje banoreve protestues, qe shqetesimet e tyre t’i zgjidhin ne rruge institucionale, se bashku me te zgjedhurit vendorë. Ai kerkoi vazhdimin e procesit te plotesimit te dokumentacionit, per ate pjese te banoreve qe kane dokumente te rregullta. Qe ne muajin mars te ketij viti, Qeveria shqiptare ka vendosur kompensimin e siperfaqes se tokes, ku po ndertohet aeroporti i Kukesit.

//rd//

XS
SM
MD
LG