Lidhje

Policia greke arreston një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Zoran Gjingjiçit - 2004-07-17


Policia në veri të Greqisë thotë se ka arrestuar një ndër të dyshuarit kryesorë për vrasjen vjet të kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.

Zyrtarët grekë thonë se Dejan Milenkoviç u arrestua dje në Selanik dhe se do të mbahet në burgun grek derisa autoritetet serbe të paraqesin kërkesën për ekstradimin e tij. Zoti Gjingjiç u qëllua për vdekje në mars të vitit 2003 në qendër të Beogradit.

Gjingjiç, kryeministri i parë i Serbisë i zgjedhur në mënyrë demokratike në 50 vjet, ndihmoi për rrëzimin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç dhe ekstradimin e tij në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në Hagë.

XS
SM
MD
LG