Lidhje

FBI-ja interviston myslimanët amerikanë - 2004-07-17


Njoftimet në Shtetet e Bashkuara bëjnë të ditur se FBI-ja ka filluar të intervistojë amerikanë myslimanë apo me prejardhje arabe në mbarë vendin për të mbledhur të dhëna për sulme të mundshme terroriste gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Gazeta Washington Post njofton se deri tani janë zhvilluar disa dhjetëra intervista vullnetarisht. Zyrtarët shtojnë se intervistat kanë një pikësynim më të qartë se seancat pas sulmeve të 11 shtatorit. Intervistat e mëparshme u kritikuan pasi ishin shtrirë së tepërmi në kërkim të informatave.

Zyrtarët thonë se po i përdorin të dhënat e grumbulluara për të identifikuar persona për t’u marrë në pyetje. Ata shtojnë se të dhënat e zbulimit kanë lënë të kuptohet se al Qaida po përgatit një sulm të fuqishëm në prag të zgjedhjeve presidenciale.

XS
SM
MD
LG