Lidhje

Komisioni i 11 shtatorit mund të sugjerojë një post të shefit të zbulimit në nivel ministror - 2004-07-18


Mjetet amerikane të informimit bëjnë të ditur se komisioni që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, do të rekomandojë krijimin e postit të një shefi të shërbimit të zbulimit në nivel ministror.

Gazeta New York Times thotë se posti i propozuar do të mbikëqyrte të gjitha aspektet e agjencive amerikane të zbulimit. Sipas gazetës, në fakt shefi i ri do të drejtonte CIA-n, FBI-në dhe opeacionet ushtarake të zbulimit. Të gjitha këto agjenci janë kritikuar se nuk arritën të parandalonin sulmet e 11 shtatorit.

Ndërkohë, dy revista amerikane, “Time” dhe “Newsweek” thonë se komisioni do të përfshijë në raport të dhëna të reja për lidhje ndërmjet al Kaidës dhe Iranit. Në raport thuhet se mendohet që 8 nga 10 rrëmbyesit e avionëve të kenë udhëtuar në Iran para sulmeve të 11 shtatorit, por theksohet se komisioni nuk do të japë prova se Teherani kishte dijeni rreth komplotit.

XS
SM
MD
LG